Ndërron jetë Esma Mulla, një ndër balerinat e para të Kosovës

Ka ndërruar jetë, Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës, e cila ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit. Me performancat e saj, ajo ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin, por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë

Esma Mulla

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllim për komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të njërës prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës”

“Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin, por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë” thuhet në postimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ajo ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“.

“Sot humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për artin e vallëzimit dhe teatrit në veçanti, por edhe për kulturën e vendit tonë në përgjithësi” shkruhet në postimin e Ministrisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika