Ndërron jetë ish-anëtari i Bordit të KB Prishtinës

Të hënën, ka ndërruar jetë ish-lojëtari dhe ish-anëtari i bordit të KB Sigal Prishtinës, Albert Dula. Fillimisht, Dula ishte basketbollist pastaj ka vazhduar si anëtar i Bordit të KB Prishtinës

Ish-basketbollisti dhe ish-anëtari i Bordit të KB Sigal Prishtina, Albert Dula

Këtë të hënë ka ndërruar jetë ish-lojëtari dhe ish-anëtari i Bordit të KB Sigal Prishtinës, Albert Dula.

Dula ka qenë pjesë e basketbollit vendor qysh herët, ku së pari filloi si basketbollist i KB Prishtina, pastaj vazhdoi të kontribuonte edhe në bordin e klubit prishtinas.

Në faqen zyrtare, KB Sigal Prishtina ka njoftuar për humbjen e ish-lojëtarit.

“Me shumë keqardhje kemi pranuar lajmin për humbjen e ish-lojtarit dhe ish-anëtarit të bordit të klubit tonë, Albert Dula”, thuhet në postimin e KB Sigal Prishtina.

KB Sigal Prishtina në njoftimin ka shkruar se Dula do të mbahet në mend për kontributin e tij si basketbollist i Prishtinës në kohën e ish-Jugosllavisë dhe më pas si anëtar bordi.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika