Ndërron jetë mjeku që ishte në autoambulancën që u aksidentua në Gjakovë

Një autoambulancë është aksidentuar në Gjakovë para disa ditësh, ku prej gjashtë të lënduarve në aksident, dy prej tyre kanë ndërruar jetë

Vendi i ngjarjes

Një autoambulancë është aksidentuar ditën e enjte në lagjen “Dardania” në Gjakovë, ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Në mesin e të lënduarve kanë qenë dy pacientë.

Më datë 1 korrik njëri ndër të aksidentuarit ka ndërruar jetë, trupi i të cilit ishte dërguar për obduksion.

Mjeku, Mentor Salihi që ishte brenda autoambulancës poashtu mori lëndime, ku ditën e sotme të 5 korrikut është bërë e ditur se ka ndërruar jetë.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur disa të afërm të Salihit në rrjetet sociale ku e kanë kujtuar si një njeri ambicioz dhe të dashur për pacientët.

Aksidenti i rëndë kishte ndodhur në lagjen Dardania, mes autoambulancës dhe një veture të tipit Golf.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika