Në moshën 79-vjeçare ka vdekur aktori Tony Sirico, i cili ishte i njohur më së shumti për rolin e tij në serinë “The Sopranos”.
Në serinë “The Sopranos”, Sirico ka portretizuar në formë mahnitëse rolin e hendekerit Peter Paul “Paulie Walnuts” Gualtieri, një mafioz imagjinar që luan një rol kyç në një rrjet të krimit të organizuar në shtetin amerikan të Nju Xhersit.
Gjatë periudhës kur Sirico i është caktuar roli në serinë “The Sopranos”, aktori ishte 55-vjeçar dhe flinte në një krevat fëmijësh në shtëpinë e nënës së tij në Brooklyn.
Ky rol i dhuroi aktorit dy çmime “Screen Actors Guild”.
Tony Sirico ishte i njohur për rolin e gangsterit, duke përfshirë edhe rolin e Martin Scorsese te “Goodfellas”.