Ndërron jetë një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se gjatë kësaj të premte ka ndërruar jetë një i burgosur në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së

Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se gjatë kësaj të premte, rreth orës ‪17:52 në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ka ndërruar jetë një i burgosur.

“Nga pranimi i tij në QP Prizeren, për shkaqe shëndetësore është transferuar për në Stacionarin e Burgut të Dubravës, ku për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë ka qëndruar tërë kohën”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Më 01.03.2023, pas perkeqësimit të gjendjes shëndetësore, nga mjeku kujdestar udhëzohet për vizitë mjekësore urgjente në Spiralin Rajonal të Pejës, ku edhe hospitalizohet në Repartin e Neurologjisë”.

Në njoftimin e ShKK-së thuhet se gjatë të njëjtës ditë, rreth orës 21:00, i burgosuri është transferuar në SHSKUK, në Klinikën e Neurologjisë, për evaluim dhe trajtim të mëtutjeshëm, por për kundër përpjekjeve të vazhdueshme të stafit të Klinikës së Neurologjisë, bazuar në gjendjen e tij të pergjithshme si pasojë e sëmundjeve kronike dhe komplikimeve që kishte, i njëjti ka ndërruar jetë.

Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika