Ndërron jetë një person në Malishevë, arrestohen dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Një person ka ndërruar jetë të martën e 23 gushtit, për shkak të dyshimit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor. Lidhur me këtë, dy persona tashmë janë dërguar në mbajtje

Policia e Kosovës (ilustrim)

Një person ka ndërruar jetë të martën e 23 gushtit, për shkak të dyshimit për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Malishevë, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këtë rast, janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika