Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në komunën e Prishtinës.
Në raportin e Policisë thuhet se viktima është i gjinisë mashkullore, dhe se ka ndërruar jetë derisa ishte me vëllain dhe shokun e tij.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë derisa ishte me vëllain dhe shokun e tij, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.