Ndërron jetë pasi rrëzohet në një lokal në Prizren, policia nis hetimet

Një person nga Prizreni ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar në një lokal , policia është duke e hetuar vdekjen

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke e hetuar një vdekje, e cila ka ndodhur në komunën e Prizrenit.

Sipas Raportit të Policisë, personi tashmë i ndjerë, derisa ka qenë me shokë në një lokal, është rrëzuar dhe është dërguar në emergjencë pa shenja jete.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me disa shokë në një lokal, papritmas ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në emergjence pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika