Ndërtimi i dy klinikave të reja, Kurti: Qytetarët s’do të kenë nevojë të shkojnë për shërim jashtë vendit

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e ndërtimit të Klinikës së Nefrologjisë dhe të Hemato-Onkologjisë, duke garantuar që qytetarët kosovarë nuk do të kenë më nevojë të udhëtojnë për shërim jashtë vendit, pasi do të ofrohen shërbime të avancuara brenda vendit

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë vizituar punimet në Klinikën Hemato-Onkologjike dhe në Klinikën e Nefrologjisë.

Kurti e ka quajtur projekt tejet të rëndësishëm ndërtimin e Klinikës Hemato-Onkologjike dhe Klinikës së Nefrologjisë.

Ai ka theksuar se ky projekt është në vlerë 4.3 milionë euro dhe do të ofrojë shërbimet më të larta shëndetësore për trajtimin e pacientëve me këto sëmundje në Republikën e Kosovës.

Kryeministrit Kurti ka deklaruar gjithashtu se qytetarët kosovarë nuk do të ketë më nevojë që të mendojnë me cilën aviokompani do të udhëtojnë jashtë shtetit për t’u shëruar, pasi sipas tij, do të marrin shërbime cilësore shëndetësore në Kosovë.

“Pacientët do të kenë qasje në shërbime të reja që nuk janë të dispunueshme në vendin tonë”, ka deklaruar kryeministri Kurti, transmeton EO.

Shija e redaktorit

Panairi i Librit në Tiranë – Dukagjini me zbritje ditore...

Panairi i Librit ka hapur dyert në Tiranë, duke sjellë për lexuesit shqiptarë botime dhe oferta që e bëjnë këtë vit të veçantë. Në stendën...

Trump emëron senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të...

Presidenti i zgjedhur Donald Trump njoftoi të mërkurën se ka emëruar senatorin republikan Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, në administratën e...

FSK-ja sot organizon Ditën e Vizitorëve, pjesëmarrëse edhe Osmani

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), këtë të martë, 12 nëntor, organizon Ditën e Vizitorëve, ku aty pritet të marrë pjesë edhe presidentja Vjosa...

Të fundit nga rubrika