Ndërtimi i shkollës në Kamenicë, Kurti: Roli dhe potenciali i arsimit janë të pakontestueshëm dhe faktorë vendimtarë për zhvillimin e vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në 58-vjetorin e vdekjes së shkrimtarit dhe veprimtarit të madh shqiptar, në komunën e Kamenicës është vënë gurthemeli për ndërtimin e një shkolle që do ta mbajë emrin e tij.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili bëri të ditur se në atë shkollë pritet ta vijojnë mësimin 379 nxënës.

“Projekti i kësaj Shkolle Fillore të Mesme të Ulët në Kamenicë, është ai i një shkolle moderne. Do të ketë sipërfaqe bruto prej 4.500 m2, me 20 klasë, pesë kabinete, një bibliotekë dhe mensë moderne për ngrënie e hapësira adekuate sportive. Pas disa viteve shkollimi në kushte të papërshtatshme, nxënësit e Kamenicës do ta kenë një shkollë që i plotëson kushtet për rritjen dhe zhvillimin e tyre”, tha ai.

Përveç simbolikës që lidhet me Fan Nolin , Kurti tha se edhe muaji mars e simbolizon hapjen e Mësonjëtores në Korçë, në vitin 1887.

“Këtë gurthemel po e vendosim në muajin mars. Marsi na kujton hapjen e Mësonjëtores në Korçë, në vitin 1887, që u kthye në shkollë arketip, emër shënjues për shkollat shqipe e për mësuesinë. Andaj, çdo mars, kujtojmë përpjekjet dhe sakrificat e mësueseve dhe mësuesve për mësimdhënien, për shkollat dhe sistemin arsimor”, tha Kurti.

Kurti u shpreh se roli dhe potenciali i arsimit janë të pakontestueshëm dhe faktorë vendimtarë për zhvillimin e vendit.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse është rritur buxheti i arsimit për mbi 26% në dy vitet e fundit, dhe po ashtu vendimi për ta bërë falas arsimin e lartë.

Në fund, Kurti shprehi mirënjohje për mësimdhënësit, të cilët e dhanë jetën në luftën e fundit në Kosovë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika