Ndërtimi i stacionit të autobusëve në Podujevë, në pritje të vendimit të OSHP-së

Dy muaj më parë Komuna e Podujevës kishte hapur një tender për ndërtimin e stacionit të Autobusëve në këtë komunë, por një ankesë prej një prej ofruesve, ka bërë që nenshkrimi i projektit të mbesë pezull, në pritje të vendimit të OSHP-së

Podujevë





Procedurat nisën disa ditë para fundit të gushtit të këtij viti, por jo gjithçka ka përfunduar edhe disa muaj më vonë.

Për ndërtimin e Stacionit të Autobusëve në Komunën e Podujevës, fitues në shtator ishin shpallur një grup i operatorëve ekonomik, megjithatë nënshkrimi i kontratës me ta nuk është bërë ende.

Bahri Hyseni, drejtor i Shërbimve Publike në Podujevë ka thënë se “Ne i kemi nis zhvillimin e procedurave të prokurimit dhe është shpallë fituesi, njëra nga kompanitë që nuk ka fituar ka bërë ankesë. I është kthy përgjigjja dhe ajo përseri e ka dergu ankesën në OSHP. E tëra ka mbetur pezull pasi ende nuk ka një përgjigjje nga OSHP-ja”.

Bahri Hyseni, drejtor i Shërbimve Publike në Podujevë

Njëra nga gjashtë kompanit sa ishin pjesmarrës në tender, KONSTRUKTORI ING 1969, kishte shprehur dyshimt rreth vendosjes së fituesit.

Kjo kompani, ka përmendur mes tjerash edhe çmimin më të ulët të kësaj kompanie, në ankesën e tyre drejtuar Organit Shqyrtues të Prokurimit, derisa drjetori i pronari i kompanisë në fjalë, për televizionin ka thënë se po presin një përgjigjje nga OSHP.

Derisa zyrtar të komunës shpresojnë që brenda pak ditësh të marrin një përgjigje, në në një situatë të tillë janë edhe drejtues të stacionit të improvizuar.

Hapësira aktuale, sipas Remzi Zenelit, gjendja është bërë e padurueshme.

Remzi Zeneli, drejtor i Stacionit të Autobusëve në Podujevë ka thënë se “Këtu janë 19 kompani që e shfrytëzojnë këtë statcion të Autobusëve dhe me një sipërfaqe prej 20 ari. Ky vend është prej vitit 1975. Tash prej vitit 2019 është licencu në një statcion të autobusëve, me vështirësi operojm këtu pasi s’ka hapsirë. Edhe dimrit edhe verës kemi problem”.

Remzi Zeneli, drejtor i Stacionit të Autobusëve në Podujevë

Pritjet e zyrtarëve të komunës, janë ndertimi i statcionit të autobusëve të përfundoj në vitin 2024, derisa vlera e projektit, parashihet në mbi milion euro.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika