Ndeshja Peja-Bashkimi – shtyhet për shkak të temperaturave të ulëta

Ndeshja e paraparë të zhvillohet sonte me fillim nga ora 17:00, ndërmjet Pejës dhe Bashkimit është shtyrë.

Sipas njoftimit zyrtar të Pejës, ndeshja është shtyrë “për shkak të ftohtit të madh në palestër dhe mungesës së sigurisë së paraparë në proporcionet e garave”.

Teksa, ende nuk dihet se në cilën datë do të zhvillohet.

Sa i përket tabelës së Superligës, Peja gjendet në pozitën e tretë me 32 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Bashkimi pozicionohet në vendin e gjashtë, me 27 pikë.

Lider i elitës së basketbollit Kosovar mbetet Golden Eagle Ylli, që në dy vitet e fundit është kampion në fuqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika