“Ndëshkimi kolektiv i palestinezëve”, thotë Gueterres teksa shton se kjo nuk duhet të justifikohet se po e luftojmë Hamasin

Një burrë e bart mbesën e tij nëpër ndërtesa që u shkatërruan gjatë sulmeve ajrore izraelite në Rripin jugor të Gazës të hënën në Khan Younis, Gaza. (Loay Ayyoub për Washington Post)

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë të premten se brutaliteti i Hamasit nuk mund të arsyetojë kurrë “ndëshkim kolektiv” të palestinezëve, teksa Izraeli zhvillon fushatë kundër Hamasit në Rripin e Gazës.

Hamasi, grup palestinez që kontrollon Rripin e Gazës, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Guterres ka mbajtur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, disa javë pas nisjes së luftimeve që kanë lënë mbi 17.170 persona të vdekur në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

“Rreth 130 pengje po mbahen ende. Bëj thirrje për lirim të menjëhershëm dhe pa kushte, si dhe trajtim njerëzor dhe vizita të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, derisa të lirohen”, ka thënë Guterres.

“Në të njëjtën kohë, brutaliteti i kryer nga Hamasi, nuk mund të arsyetojë kurrë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

Duke u zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, Izraeli vazhdon të bombardojë Gazën, qysh prej 7 tetorit, ditën kur Hamasi ka kryer sulme në jug të Izraelit, dhe e ka nxitur kështu luftën.

Militantët e Hamasit kanë vrarë rreth 1.200 njerëz dhe kanë marrë peng mbi 240 njerëz.

“I dënoj këto sulme, pa asnjë rezervë. Jam i tronditur nga raportimet për dhunë seksuale”, ka thënë Guterres.

“Nuk ka arsyetim për vrasje të qëllimshme të 1.200 njerëzve, përfshirë 33 fëmijëve, plagosjen e mijëra tjerëve dhe marrjen e pengjeve”.

Guterres e ka shfrytëzuar Artikullin 99 të Kartës së OKB-së për të fokusuar vëmendjen e Këshillit “në çfarëdo çështje që, sipas mendimit të tij, mund të kërcënojë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Askush që e ka mbajtur këtë pozitë ndër dekada, nuk ka vepruar kështu, shkruan REL.

Guterres synon arritjen e një “armëpushimi humanitar” për të parandaluar “katastrofë me implikime potencialisht të pakthyeshme për palestinezët” dhe gjithë Lindjen e Mesme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika