S’u dolën rrogat, mbajtën grevë, ndëshkohen minatorët e Trepçës

Enis Abdurrahmani, ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, ka njoftuar se janë ndërmarrë masa kundër 151 minatorëve të cilët kanë organizuar grevë, javë më parë. Këto masa përfshijnë sanksionime në formën e ndaljes së mëditjeve dhe shujtave ditore për këta punëtorë

Ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrahmani, ka bërë të ditur se janë marrë masa ndaj 151 minatorëve që kanë mbajtur grevë javë më parë.

Masat ndaj tyre janë marrë përmes sanksionimit të mëditjeve dhe shujtave ditore.

Aburrahmani ka thënë se nëse bojkoti dhe sabotimi thellohet, atëherë do të sanksionohen me deri në 40 për qind të pagës.

“Një vlerë që mund të jetë e përafërt (e humbjeve ditore në rast të mos punës) varet nga shumë faktorë, mund të jetë nga 40 mijë deri në 50 mijë euro në ditë,…  Në konsultim me zyrën ligjore dhe departamentet tjera, kemi marrë masat e para që çdo bojkot dhe sabotim në punë do të sanksionohet me ndalesa të ekzekutimit të mëditjeve dhe shujtave ditore, dhe nëse ky bojkot dhe sabotim thellohet, atëherë i kemi masat e rregulloreve të brendshme, të cilat sanksionojnë edhe me pagë deri në 40 përqind…”, ka thënë ai për KSP.

Më tej, Abdurrahmani thotë se çdo bojkot dhe sabotim mbi tre ditë punë mund të shpjerë deri në shkëputje të kontratës.

“…mirëpo ligjet i kemi shumë të qarta që do të thotë se çdo bojkot dhe sabotim mbi tre ditë pune mund të shpjerë edhe deri në shkëputje të marrëdhënies së punës për çdo punëtor që e bën këtë vepër… Masa fillestare është marrë ndaj 151 punëtorëve të cilët kanë bojkotuar punën dhe një kalkulim i përafërt i masës financiare që do të merret ndaj tyre do të jetë rreth 176 euro për një punëtor, për këto katër ditë të bojkotit të punës”, ka thënë Abdurrahmani.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika