Ministria e Shëndetësisë, ka bërë të ditur se 28 biznese janë ndëshkuar të cilat nuk e kanë respektuar kufizimin e orarit të punës.
Vendimi për shkurtim të orarit është marrë për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë kohëve të fundit.
“Ministria e Shëndetësisë njofton se janë marrë masa ndaj së paku 28 shkelësve të vendimit për kufizim të orarit të punës për shkak të temperaturave të larta. Këto masa janë ndërmarrë në bashkëpunim me Inspektoratin e Punës dhe organet tjera relevante, me qëllim që të ruhet shëndeti i qytetarëve”, thuhet në njoftim.
MSh-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo shkelje ta lajmërojnë Inspektoratin e Punës apo faqen zyrtre të Ministrisë.