Ndihmëssekretari i SHBA-së, James O’Brien pritet ta takojë Kurtin në Paris

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O'Brien, do të takohet me kryeministrat evropianë, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar për çështjet rajonale dhe dypalëshe në kuadër të turneut diplomatik në Paris dhe Bruksel

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike James C. O'Brien.

Ndihmëssekretari amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, do të nisë një turne diplomatik në Paris dhe Bruksel nga data 9 deri më 14 nëntor 2023.

Siç thuhet në një njoftim nga Departamenti i Shtetit, bëhet e ditur se O’Brien do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku pritet të diskutojë sfidat rajonale dhe globale me pjesëmarrësit kryesorë.

Përveç kësaj, ai do të zhvillojë takime me liderët evropianë, për të adresuar çështje të ndryshme politike dhe diplomatike.

Në këtë kontekst, një nga takimet e planifikuara do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në mënyrë specifike, gjatë vizitës në Paris, ndihmëssekretari O’Brien do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, kryeministrin armen, Pashinyan, presidentin malazez, Milatovic dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, për të diskutuar çështjet rajonale dhe dypalëshe.

Ai do të takohet, gjithashtu, me zyrtarë të BE-së dhe të NATO-s.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika