Në fakt disa studime kanë theksuar se video-lojërat mund të kthehen në një fiksim mes gjeneratave dhe ky fiksim mund të sjellë fitime deri në 100 bilionë dollarë për kompanitë prodhuese të video-lojërave, trasnmeton “pernenat.al”.
A i bëjnë këto lojëra të dhunshëm fëmijët?
Është normale të shqetësoheni në lidhje me këtë dhe për këtë arsye të gjitha informacionet që mund të lexoni rreth varësisë që këto lojëra krijojnë do të ishin të vlefshme.
Si ndikojnë tek fëmijët video-lojërat?
Shume prej tyre kanë të bëjnë me sjellje agresive ndaj kafshëve apo qënieve njerëzore. Kështu fëmijët do të mësojnë më shumë rreth vrasjeve të tyre. Disa video-lojëra kanë lidhje edhe me përdorimin e alkoolit apo drogës dhe kjo do të bëjë të mundur që fëmija të rrezikohet më shumë prej tyre.
Dhuna dhe sjelljet kriminale janë të pranishme në disa video-lojëra dhe kjo ndikon në mënyrë direkte në trurin e fëmijës.
Ndonjëherë fëmijët përballet me dhunën ndaj femrës gjatë lojës dhe kjo ndikon gjithashtu në zhvillimin e konceptit tek fëmija.
Fëmijët gjatë lojës me bashkëmoshatarët e tij mund të mësojnë një gjuhë të ashpër dhe vullgare, të cilën do t’a përdorin më pas në jetën reale. Fëmijët do të kenë aftësi jo të mira sociale duke qënë se do të kalojë një pjesë të mirë të kohës duke luajtur.
Fëmijët do të kalojnë më pak kohë me familjen apo duke bërë mësimet dhe kjo do të bëjë të mundur që marrëdhëniet me familjarët të jetë e ftohtë dhe ecuria në shkollë e dobët.
Aspekt tjetër negativ i video-lojërave është se ka shumë rrezik që fëmija të krijojë mbi peshë duke qënë se do të kalojë një kohë të madhe ulur para ekranit.