Ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë

Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur”, ka njoftuar se duke filluar nga ora 19:30, do të ndizen qirinj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Në përkujtimin e civilëve të vrarë, qirinj do të ndizen edhe në Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Skenderaj dhe Vushtrri

Ilustrim

Për shkak të ndikimit që pati Masakra e Reçakut në botë, Kuvendi i Kosovës ka shpallur 15 janarin si Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë.

Këtë të diel, në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, përkujtohen 45 civilët e vrarë 24 vjet më parë në fshatin Reçak, viktimat e masakrave në Prekaz, në Likoshan, në Qirez, në Abri, në Poklek, në Podujevë, në Suharekë, në Krushë të Madhe, në Krushë të Vogël, në Celinë e në Mejë dhe qindra masakra që ndodhën para dhe pas 15 janarit 1999.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur”, ka njoftuar se të dielën e 15 janarit, duke filluar nga ora 19:30, do të ndizen qirinj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Derisa qytetarët e Prishtinës janë të ftuar t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë, të tilla tubime përkujtimore do të ketë dhe në qytete të tjera.

Qytetet kryesore ku do të ndizen qirinj të dielën më 15 janar nga ora 19:30, përveç Prishtinës, janë edhe Gjakova, Prizreni, Ferizajt, Skenderajt dhe Vushtrria.

Në Prishtinë do të ndizen qirinj në sheshin “Skënderbeu” para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, kurse në Gjakovë do të ndizen para lapidarit “Shokët e Lirisë”.

Ndërsa, në Prizren ndezja e qirinjve do të organizohet në sheshin “Shatërvan”, në Ferizaj do të organizohet në sheshin para ndërtesës së Komunës në Ferizaj, në Skenderaj do të organizohet në sheshin “Adem Jashari”, ndërkaq në Vushtrri do të organizohet te shkallët e Shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina”.

Tubime përkujtimore janë organizuar edhe në Evropë, duke përfshirë Zvicrën, Danimarkën dhe Spanjën. Ndërsa qytetarët që nuk mund të dalin në sheshe, janë ftuar që të ndezin qirinj në dritare dhe ballkonet e tyre, kp.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika