Ndonëse zyrtarisht nuk dihet identiteti, në Zveçan ndizen qirinj për tre sulmuesit e vrarë të dielën

Në qendër të Zveçanit janë ndezur qirinj për tre sulmuesit serbë që u vranë në Banjskë

FOTO: Kossev

Ndonëse ende nuk është dhënë informacion zyrtar për identitetin e tre sulmuesve serbë të vrarë në fshatin Banjskë, të martën u ndezën qirinj për ta në qendër të Zveçanit, shkruan “Kossev”.

Në Zveçan të pranishëm ishin mbi njëqind persona, ndërsa iu afruan fotografive në heshtje dhe ndezën qirinj.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe zyrtarët e Listës Serbe, Ivan Todosijeviq dhe Miljana Nikoliq.

Ndryshe, Policia e Kosovës më 24 shtator u sulmua nga një grup i personave të maskuar dhe armatosur, pasi tentoi të hiqte barrikadat e vendosura në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e sulmit mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, i plagosur një polic tjetër dhe dy të tjerë u lënduan.

Grupi i armatosur u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku u përlesh me Policinë e Kosovës.

Deri më tani gjatë përleshjeve janë vrarë tre sulmues, ndërkaq janë arrestuar tetë të tjerë.

Sot, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi një video të incizuar me dron, ku shihet Radoiçiqi i armatosur në Banjskë, se e ka organizuar sulmin terrorist dhe ka marrë pjesë në sulm.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika