“Më rri ti larg”, titullohet kënga me të cilën artisti, Ndriçim Gazija po merrë pjesë në festivalin Kënga Magjike.
Ai ishte mysafir në “Super3nd” me Drilona Shala dhe Mirdon Pacolli në Radio Dukagjini me ç’rast tregoi edhe historinë e këndshme se si lindi vet kënga, teksti i së cilës ishte shkruar pikërisht në natën kur ai kishte qenë për herë të parë në emisionin “Super3nd”.
“Po tekstin e kam shkruar atë ditë që kam qenë në emision. Pas emisionit kam shkuar në shtëpi dhe kam qëndruar zgjuar deri në ora 5 të mëngjesit deri sa e kam përfunduar.”, tha ai.
Ndriçimi shton se pasi shkroi këtë këngë, u bind se ajo është e duhura për tu prezantuar në Këngën Magjike.
Një dritë të gjelbër kënga mori edhe nga Florent Boshnjaku i cili bëri orkestrimin e saj.
Ndriçimi thotë se beson që pjesëmarrja në festivalin Kënga Magjike si artist i ri do ti hap shumë dyer në të ardhmen teksa premtoi se do të angazhohet maksimalisht për të sjellë edhe shumë projekte të reja.