Në shënim të Ditës së të Zhdukurve të Kosovës, të mërkurën, Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ka ndriçuar ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës me numrin 1617, që është numri i personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës në Kosovë.
“Duke e nxjerrë në dritë krimin ndaj popullit tonë, ne mund të shtyjmë ndërgjegjen ndërkombëtare të kërkojë pastrimin e ndërgjegjes dhe trupit të shteteve agresorë dhe gjenocidalë”, ka thënë Kurti.
Ai ndër të tjera ka shtuar se “Trupi i territorit të Serbisë ishte dhe ende është përplot me trupa të pajetë të njerëzve, të rrëmbyer e të vrarë, prej të cilëve shumë janë zbuluar e nxjerrur prej atje. Dhe kështu duhet të vijohet”, ka shtuar Kurti, në shënim të kësaj dite.
Të mërkurën paradite, Zyra e Kryeministrit, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Kordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës dhe organizatat tjera vendore dhe ndërkombëtare, në shënim të kësaj dite, kanë vënë lule te përmendorja dedikuar personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në sheshin Skënderbeu në Prishtinë dhe homazhe në Kompleksin Memorial në Mejë, Gjakovë.
Shënohet Dita e të Pagjeturve, kujtohet masakra e Mejës në Gjakovë