Ndryshimet klimatike kanë rritur temperaturat në Evropë

Temperaturat e larta ditëve të fundit, të shkaktuara nga ndryshimet klimatike kanë bërë që shumë vende të Evropës të përfshihen nga zjarret

Ilustrim

Evropa aktualisht është duke u përballur me një valë të të nxehtit, ndërsa shkenctarët kanë konfirmuar që kjo po ndodh për shkak të përshkallëzimit të ndryshimeve klimatike.

Teksa në Francë zjarret në ditët e fundit kanë detyruar mbi 24 mijë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa strehimoret e urgjencës janë ngritur për të evakuuarit.

Gironde, një rajon i njohur turistik në jugperëndim të Francës, është përfshirë nga zjarri i furshëm ndërsa zjarrfikësit përpiqeshin për ta kontrolluar, dhe si pasojë e zjarreve janë shkatërruar mbi 34 mijë hektarë tokë.

Ilustrim

Kurse në Mbretërinë e Bashkuar këtë javë temperaturat kanë arritur në 40 gradë Celsius, kështu duke shënuar temeperaturat më të larta në histori, transmeton euronews.

Por, Dr Friederike Ott, pedagoge e vjetër në shkencën e klimës në Institutin Grantham për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë që kjo po ndodh për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Unë mendoj se mund të themi me shumë besim se çdo valë e nxehtë që po ndodh është bërë më intensive dhe më e mundshme për shkak të ndryshimeve klimatike,” është shprehur ajo.

Ndërsa në Spanjë, një burrë kishte mbetur i bllokuar në një zjarr i cili ishte arratisur me rrobat e tij të ndezura pasi kishte bërë përpjekje ta parandalonte zjarrin që të arrinte në qytetin Tabara.

Në Portugali, gjysma e komunës së Murca-s ishte përfshirë nga zjarri, trupat e një çifti të moshuar që përpiqeshin të iknin ishin gjetur brenda një “makine plotësisht të djegur”, ka thënë kryebashkiaku për transmetuesin lokal SIC.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika