Ndryshon lokacioni i koncertit të Capital T

Artisti Capital T ka bërë të ditur se ka ndryshuar lokacioni i koncertit "Time Capsule"

Capital T

Artisti i cili planifikon ta mbajë një koncert me përmasa madhore në kryeqytet, Capital T ka njoftuar për ndryshimin e lokacionit të koncertit “Time Capsule”.

Capital T përmes një videoje në rrjetin e tij social Instagram, ka njoftuar se babai i tij duke i’u referuar si “shefi” i ka ndryshuar planet dhe se nuk mund ta zhvillojë koncertin në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe ishte planifikuar.

“Thirr shefi në telefon. Duhet me ma lëshu stadiumin. Nuk guxon me ma rreziku, duhet me u largu prej aty. Kështu kur e ke punën primare. Kështuqë duhet me dëgju por nuk jemi larg, jemi ngjitur me stadiumin në parking”, shprehet Capital T.

Lokacioni i radhës për koncertin e 11 gushtit, do të jetë parkingu afër “Fadil Vokrrit”.

Arsyeja pse ka ndodhur ky ndryshim planesh i “shefit” të Capital T, mund të lidhet me disa lajme ku thuhet se stadiumi pritet të renovohet para ndeshjeve kualifikuese ndërkombëtare.

Para disa ditësh Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pikërisht ky parking do të jetë i mbyllur për dhjetë ditë, e si duket kjo paska qenë arsyeja.

Capital T në videon e tij njoftuese për ndryshimin e lokacionit të koncertit “Time Capsule”, njofton se nesër do të publikojë emrin e një artisti ndërkombëtar i cili do të performojë ne konceritin i cili do të mbahet me 11 gusht.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika