Në 17-vjetorin e vdekjes, ish-presidenti Rugova kujtohet dhe nga Forumi Crans Montana

Në 17-vjetorin e vdekjes së tij, ish-presidenti Ibrahim Rugova është kujtuar dhe nga Forumi Crans Montana

Të shtunën e 21 janarit ishte 17-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Në 17-vjetorin e vdekjes së tij, ish-presidenti Ibrahim Rugova është kujtuar dhe nga Forumi Crans Montana.

Përmes një postimi të tyre thuhet se “17 vjet më parë ndërroi jetë presidenti i parë i Kosovës dhe lideri i lëvizjes për liri dhe pavarësi, Dr.Ibrahim Rugova”.

“Ne ishim miq besnikë që nga prilli 1992”, thuhej tutje në njoftim.

Në këtë forum, ishte pjesëmarrës dhe ish-presidenti Rugova, ku kryetari i këtij forumi, Jean-Pual Carteron, ishte dekoruar me Urdhrin për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova” për kontribut të veçantë në ndërtimin e paqes, zhvillim e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika