Në 21 vjetorin e vrasjes së Ukë Bytyçit, Abdixhiku bën homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij

Kreu i LDK-së, Lumir Abxhiku dhe bashkëpuntorët e familjarët e Ukë Bytyçit në 21-vjetorin e vdekjes së tij, kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së atdhetarit e veprimtarit të madh

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Në 21 vjetorin e vrasjes së ish-kryetarit të Suharekës, Ukë Bytyqi, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë e familjarë kanë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij.

“21 vjet më parë, pikërisht në 27 tetorin e vitit 2002, tinëzisht iu ndal në gjysmë aktiviteti politik e atdhetar, veprimtarit të madh, kryetarit të komunës së Suharekës, Ukë Bytyçi dhe dy shoqëruesve të tij, Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyçi, pikërisht në festën e madhe të fitores së LDK-së në Suharekë”, ka njoftuar LDK.

Foto e postuar nga LDK

Në këtë njoftim thuhet se vrasja e Ukë Bytyçit ishte “shprehje e pafuqisë për ta mposhtur atë vetëm në këtë mënyrë”.

“Ukë Bytyçi, ishte personalitet shumëdimensional, ai do kujtohet e respektohet gjithmonë si patriot e atdhetar i madh, e njeri me vlera të larta njerëzore që jetën ia kushtoi Kosovës. Si student, Ukë Bytyçi ishte një ndër prijatarët në demonstrata kundër regjimit serb, pastaj themelues i degës së LDK-së në Suharekë, ku në zgjedhjet lokale të pasluftës u zgjodh kryetar i Suharekës për dy mandate”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Foto nga vendi i ngjarjes

Mes tjerash në këtë njoftim thuhet se veprimtaria e tij kombëtare ishte arsyeja që ai u burgos nga okupatori serb.

“Edhe gjatë luftë çlirimtare të viteve 1998-1999 ai u rreshtua krah ushtarëve tanë kundër armikut duke u bërë pjesë aktive e luftës dhe rezistencës kundër aparatit shtetëror serb. Formimi i tij si karakter njerëzor e atdhetar nuk e duronte dot robërinë, këtë e dëshmoi përgjatë gjithë jetës”, thuhet në reagim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika