Në 24 vjetorin e themelimit, Policia e Kosovës prezanton pajisje e armë të ndryshme

Me rastin e 24-vjetorit të themelimit, Policia e Kosovës ka ekspozuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë njësitet dhe pajisjet policore

Me rastin e shënimit të 24-vjetorit, Policia e Kosovës ka ekspozuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë njësitet dhe pajisjet policore, për të cilat po interesohen qytetarë të shumtë që t’i shohin.

Armë, robotikë, automjete, autoblinda, motorë, pajisje të forenzikës dhe ato të mjekësisë janë ekspozuar që qytetarët e Kosovës të njihen më afër me to, dhe të dinë funksionin dhe rëndësinë e tyre.

 

Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) ka filluar punën më 6 shtator të vitit 1999, ndërsa tani po shënon 24-vjetorin e themelimit të saj.

Misioni i Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), ishte përkujdesur që në Kosovë, në pajtim me rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, ta hapë Shkollën e Policisë, ku edhe ka filluar trajnimin e kadetëve të parë.

Gjenerata e parë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kishte gjithsejt 176 pjesëtarë, të cilët pas trajnimit i shërbyen vendit si policët e parë në territorin e Kosovës.

Ata zhvillonin patrullime të përbashkëta me policinë e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), të cilëve edhe u përgjigjeshin, dhe me ushtarët e NATO-s në Kosovë.

Policia e Kosovës numëron, gjithsej, pesë departamente; të operacioneve, të hetimeve, të kufijve, të shërbimeve mbështetëse dhe atë të burimeve njerëzore.

Në nivel qendror, në kuadër të Divizionit të Sigurisë Publike funksionojnë ndaras dy (2) drejtori, të cilat dallojnë për nga detyrat dhe orientimi i aktiviteteve policore; Drejtoria për Planifikim dhe Vlerësim Operacional dhe Drejtoria e Policimit në Bashkësi dhe Preventivë.

Ndërsa, në nivel lokal ka, gjithsej, tetë Drejtori Rajonale me, gjithsej, dyzet (40) stacione policore: Prishtinë, Prizreni, Gjilani, Ferizaj, Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Jugut dhe Mitrovicë e Veriut.

Policia e Kosovës që nga themelimi është institucioni më i rëndësishëm shtetëror që kujdeset për mbrojtjen dhe sigurinë e rendit në vend.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika