Njëri ndër bashkorganizatorët e protestave të studentëve të Universitetit të Prishtinës më 1997, Muhamet Mavraj, ka lajmëruar se gjendet në Hagë.
Krahas përvjetorit të 25 të protestave të studentëve të Universitetit të Prishtinës, Mavraj ka shkruar se askush nuk meriton të respektohet më shumë sesa strategët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Në këtë jubile, sot do të përqafohem me strategët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Nga të gjallët, në këtë 25-vjetor, askush më shumë sesa këta nuk meriton respektin dhe përkrahjen. Të falat tuaja po ua përcjelli! E di se i përshëndesni”, ka shkruar Mavraj.
Më 1 tetor të vitit 1997, studentët e Universitetit të Prishtinës së bashku me qytetarë dhe profesorë, protestuan në shenjë kundërshtimi ndaj regjimit serb që mbante të okupuar jo vetëm hapësirën universitare, por tërë Kosovën.
Ndryshimi që erdhi nga protestat e studentëve këmishëbardhë të UP-së