Në 33-vjetorin e themelimit, LDK-ja bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë, në 33-vjetorin e themelimit të kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova duke thënë se "rruga e ish-presidentit Rugova dhe LDK-së vazhdon të mbetet e njëjtë edhe pas 33 vjetësh"

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku para mediave FOTO:EO

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku në 33-vjetorin e themelimit të kësaj partie ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Abdixhiku para mediave ka thënë se këtë ditë së bashku me anëtarët e LDK-së e kanë nisur duke nderuar presidentin historik, prijësin e shqiptarëve në periudhën më të vështirë të popullit të Kosovës.

“Nisëm këtë ditë për të nderuar presidentin historik, prijësin e shqiptarëve në periudhën më të vështirë të popullit tonë dhe themeluesin e LDK-së”, ka deklaruar Abdixhiku.

LDk me homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova

Ndër të tjera, i pari i LDK-së ka thënë se rruga e “ish-presidentit Rugova dhe LDK-së vazhdon të mbetet e njëjtë edhe pas 33 vjetësh”.

“Meqenëse edhe Kosova dorëzoi aplikimin për anëtarësim në BE, dhe aspiratat e saj janë për BE e NATO, asaj që është bërë 33 vite më parë duhet t’i japim edhe një herë drejtim për të jetësuar ëndrrën e kamotshme”, ka vijuar ai.

Ndryshe, të premten e 23 dhjetorit, LDK-ja shënon 33 vjetorin e themelimit të saj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika