Në 4 raste të ndara raportohet për lëndim të punëtorëve në vende të punës

Katër raste të lëndimeve në vendin e punës janë raportuar në Policinë e Kosovës

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë katër raste të ndara ku punëtorët janë lënduar në vendet e tyre të punës.

Dy raste kanë ndodhur në komunën e Ferizajt, ku dy persona një e gjinisë femërore dhe tjetri i gjinisë mashkullore kanë kërkuar ndihmë në emergjencën e qytetit. Këto dy raste janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Një tjetër lëndim në vendin e punës ka ndodhur në fshatin Krushev të komunës së Dragashit, ku një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e lëndimit. Edhe ky rast është duke u hetuar nga Policia e  Kosovës.

Kurse në fshatin Piran të komunës së Prizrenit, është raportuar se një person është lënduar aksidentalisht në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika