Në arrati dy të dyshuar për plagosjen në Prishtinë, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, dy të dyshuarit për plagosjen vazhdojnë të jenë në arrati

Pamje nga vendi i ngjarjes.

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes së 11 janarit në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

Siç ka njoftuar policia, në këtë rast janë përfshirë katër persona të dyshuar, nga të cilët ka pasur të shtëna me armë zjarri. Si rezultat i kësaj, njëri prej të dyshuarve është plagosur dhe është trajtuar në QKUK.

Policia ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke arrestuar dy nga të dyshuarit, të cilët më pas janë liruar.

Ndërsa, dy prej dyshuarve të tjerë gjenden ende në arrati.

Vendimi për lirimin e dy të arrestuarve është marrë në procedurën e rregullt nga prokurori.

“Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në njoftimin e policisë.

Nga QKUK-ja është bërë e ditur se viktima është jashtë rrezikut për jetë.

“Po, një i plagosur ka ardhur, lëndime me armë zjarri, gjendja e tij është stabile, është në trajtim stabil, mandej vendosim nëse do të lirohet apo çfarë do të ndodhë. Jashtë rrezikut për jetë ka marrë plagë në këmbë”, ka thënë për Portalin Dukagjini, doktori kujdestar, Ejup Govori.

Ndërkaq, sipas disa dëshmitarëve që kanë folur për Dukagjinin në kushte anonimiteti, të dyshuarit kanë gjuajtur nga vetura.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika