Autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet por ka dyshime serioze që për ndërtimin e saj po përdoren produkte që janë prodhuar në Serbi.
Shtyllat vertikale metalike për ndriçim në njërin nga llotet e autostradës del se janë prodhuar nga një kompani e Kralevës.
Në faqen zyrtare të këtij biznesi thuhet se “Amiga”, është një kompani private familjare, e themeluar në vitin 1990 në Kralevë, me mbi 200 të punësuar.
Se në autostradën e Gjilanit po punohet me produkte të Serbisë është i njoftuar edhe ministri i Infrastrukturës.
“Po e kemi parë dje në media, edhe unë e kam parë, është shqetësuese, edhe do të merremi me këtë punë për ta parë se si ka ndodhur kjo punë. Pra kur janë porositur pse janë porositur.”
Përpos kësaj çështje ministri Aliu është interesuar edhe për punët në rrugën Dollc-Gjakovë.
Të hënën ka vizituar njërin nga akset ku ka ndarë fotografi të punës së vrazhdë dhe asfaltimti.
Në pamje puna duket shumë cilësore por kjo video e realizuar mbrëmë tregon të kundërtën.
Deputeti i PDK-së Hisen Berisha tregon se përmes kësaj videoje dëshmohet çfarë punë jo-cilësore po zhvillohet në këtë rrugë, duke treguar edhe ekspertiza të punuar nga profesionist me iniciativë të tij.
“Nën 1. mos-stabilizimi dhe ngjeshja adekuate e dyshemesë të trasesë së rrugës. Nën 2. Përodrimi i materialeve jo-adekuate sipas standardeve dhe kritereve. Nën 3. sasia e palejuar e materialeve argjilore brenda zhavoreve me granulacion në kllapa lloq-dhe. 4. Moslidhja profesiona e shtresave dhe ngjeshja adekuate. 5. Puna jo-profeisonale teknike dhe inxhiniereke dhe teknike në lidhjen e dy korsive të vjetra”
Ky postim i Berishës e ka detyruar ministrin Aliu që të njëjtin vend ta vizitoj përsëri gjatë natës, dhe të bisedoj me kompaninë dhe menaxherin e projektit.
“…kemi dalur në vendin e ngjarjes edhe i kemi pyetur pse ka ndodhur kjo. Dhe cilat masa do të ndërmerren. Pra nuk është e përgjitjshme çështja e cilësisë, është lokacioni specik konkret që ata përpiqeshin me e arsyetu si ka ndodh. Mua më ka interesuar si do të evitohet dhe a do të kemi rreziqe që të ndodhë në vende tjera.”
Aliu ankohet se në projektet të cilat kanë qenë në të shkuarën ku s’ka pasur as shpronësime as cilësi të projekteve ka telashe të vazhdueshme, situatë të cilën po e konsideron problem sistemik me të cilin po merren.