Në Beograd, opozita serbe është duke protestuar në 6-vjetorin e vrasjes së politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviq.
Arsyeja kryesore e protestës së grupit “Serbia kundër dhunës” është se ende nuk është zbardhur vrasja e Ivanoviqit, i cili dyshohet se u vra nga grupi i kryekriminelit të veriut, Milan Radojçiq, më 16 janar të vitit 2018.
Gjithashtu, ata po protestojnë edhe për shkak të vjedhjes dhe parregullsive të zgjedhjeve të 17 dhjetorit të vitit të kaluar nga regjimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan “N1‘.