Në Bërnjak po ndërtohet stacioni i ri për policinë kufitare

Në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, punimet në stacionin e ri të policisë kufitare janë në përfundim. Krahas kësaj, praninë dhe patrollimin në këtë zonë e kanë shtuar së fundmi Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës si dhe trupat e KFOR-it. Banorët shqiptarë të fshatit Çabër thonë se situata e sigurisë nuk është në nivelin e duhur, sidomos në ditët kur serbët po vendosin barrikada e po i bllokojnë rrugët

Ndërtimi në Bërnjak

Si asnjëherë më parë Policia e Kosovës e ka shtuar praninë e saj në pjesën veriore të vendit. Krahas sigurisë dhe qarkullimit normal këtë javë Njësitë Speciale të Policsë po përkujdesen edhe për diçka tjetër.

Rreth 100 metra larg pikës kufitar në Bërnjak, nën përkujdesje të njësive speciale po vazhdojnë punimet në stacionin e policisë kufitare për Zubin Potok (Bërnjak).

Punimet në barakat të cilat janë shndërruar në zyre tashmë kanë përfunduar, ndërsa shumë shpejt pritet edhe asfaltimi i oborreve. Ky projekt ka nisur kohë më parë, ndërsa nëse krahasohet me stacionin tjetër në Jarinjë është më i madh për nga kapaciteti.

Ndërsa punimet vazhdojnë, përpos sigurisë për personelin e punës, në segmente tjera të rrugës po kryhen edhe kontrolle të zakonshme. Vetura të ndryshme gjatë ditës i’u janë nënshtruar kontrolleve nga Policia e Kosovës e vendosur pak metra larg njërës nga urat e Liqenit të Ujmanit.

Përpos policisë edhe forcat e KFOR-it së fundmi kanë rritur aktivitetin në komunat veriore të Kosovës. Edhe përgjatë rrugës në afërsi të Liqenit të Ujmanit dhjetëra trupa të KFOR-it janë në gjendje gatishmërie. Kësaj radhe janë ushtarë të Latvisë, por zakonisht amerikanët dhe hungarezët janë më të pranishmit në këtë pjesë.

Kjo nuk është patrolla e vetme e KFOR-it në Zubin Potok. Ata janë të vendosur edhe në rrugën që ndanë fshati Zupq dhe Çabër, fshat i banuar nga shqiptarët. Përkundër se KFOR-i ka shtuar praninë, banorë të kësaj zone thonë se situata sigurisë nuk është në nivelin e duhur.

“Para tri ditësh në ditën e enjte janë ardhë dy vetura gjipa me targa të Beogradit dhe bashkë me ta ka qenë edhe një veturë e policisë me policë të komunës së Zubin Potokut. Këtu afër neve nëpër male kanë vëzhguar. Nuk e dijmë as kush janë e as çka janë. Pak ka prezencë të Policisë në zonën tonë”, shprehet i shqetësuar Sefer Veseli.

Sefer Veseli – banor

Edhe Shehide Kamberi tregon se kohët e fundit nuk janë ndjerë shumë të sigurt, sidomos në ditët kur po ngriten barrikada nga strukturat e Serbisë.

“Kur është kështu situata e qetë, kur nuk ka zhvillime nuk jemi të frikësuar. Por kur po vendosen ato barrikadat po frikësohemi. Ne fshtati Çabër jemi në rreth të tyre në tri anë i kemi (të rrethuar me fshatra të banuara nga serbët), vetëm këtë pjesën kah Ibri e kemi krah të hapur”, deklaron për RTV Dukagjini ajo.

Shehide Kamberi – banore

Në fillim të këtij muaji për rreth 24 orë, me kamionë e mjete të rënda është mbajtur e bllokuar rruga kryesore.

Situatë e cila është paralajmëruar edhe më 1 shtator, datë kur nisë zbatimi i reciprocitetit në letërnjoftim dhe ndalohen targat që Serbia i lëshon për disa Rajone të Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika