“Në burgjet e Maqedonisë nuk ka kujdes shëndetësor për të burgosurit”

Avokati i Popullit në Maqedoni, Naser Ziberi ka thënë se në disa burgje ka mbipopullim. Burgu i Shtipit, burgu i Prilepit, disa reparte në burgun në Idrizovë, me probleme serioze me akomodimin. Situata është e ngjashme edhe në burgun e Shkupit ku kemi një paraburgim. Por çështja më e dhimbshme mbetet kujdesi shëndetësor i të burgosurve

Naser Ziberi, Avokat i Popullit në Maqedoni

Naser Ziberi, Avokati i Popullit ka folur në lidhje me gjendjen e burgjeve në Maqedoni.

Ziberi ka theksuar se gjendja më e rënduar mbetet me mbrojtjen shëndetësore të të burgosurve.

“Në disa burgje ka mbipopullim. Burgu i Shtipit, burgu i Prilepit, disa reparte në burgun në Idrizovë, me probleme serioze me akomodimin. Situata është e ngjashme edhe në burgun e Shkupit ku kemi një paraburgim. Por çështja më e dhimbshme mbetet kujdesi shëndetësor i të burgosurve”, ka thënë Naser Ziberi.

Naser Ziberi

“Kujdesi shëndetësor, përkundër të gjitha indikacioneve tona, përkundër raporteve të veçanta të dorëzuara në ministri si organ kompetent për kryerjen e kujdesit shëndetësor për të burgosurit, fatkeqësisht nuk arritëm përmirësim të rezultateve. Burgjet përballen me mungesë të personelit, mjekëve, infermierëve, kushte pune, barnve”, ka shtuar Ziberi.

Burgjet në Maqedoni për dallim nga vitet e mëhershme, gjatë këtij viti kanë pasur numër më të vogël të të burgosurve. Sipas të dhënave dhe analizave të zyrës së Avokatit të Popullit, miratimi i Ligjit për amnisti i ka dhënë rezultat e veta.

Burgu në Maqedoni

Ombudsmani i Maqedonisë, përmes Mekanizmit Parandalues Nacional dhe vizitave që i kanë realizuar në më shumë institucione ndëshkuese përmirësuese në vend, ka konstatuar se amnistia e fillimvitit kishte ndikuar në reduktimin e mbipopullimit në burgjet e vendit.

Megjithatë, qëndrim i Avokatit të Popullit është se kjo amnisti ishte një masë me efekt të njëfishtë dhe e njëjta nuk do ta zgjidhte përgjithmonë problemin e mbipopullimit të burgjeve.

 

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika