“Në burgun e Dubravës kemi fjetur në qiell të hapur me të vdekurit”

Zekim Istogu e Bahri Beqaj pas 25 viteve u rikthyen në burgun e Dubravës për të rikujtuar përjetimet e masakrës që i ngjanë kampeve të përqendrimit ndaj hebrenjve. Bombardime, granata dore, gjuajtje me automatik e çka jo tjetër, nuk ka formë të vrasjes që nuk është tentuar nga gardianët dhe shteti i Serbisë që masakroi 116 të burgosur shqiptarë, dhe torturoi brenda rrethojave mbi 960 të burgosur, vetëm pse kërkonin liri për Kosovën

Ndonëse këmba e ushtarëve të NATO-s ende nuk kishte shkelur në Kosovë, vëzhguesit e tyre nga ajri e toka po mblidhnin informacione për terrorin e Serbisë ndaj shqiptarëve.

Të paktën jo zyrtarisht thuhet se perëndimi ishte  bindur se burgu i Dubravës po shfrytëzohej si bazë nga ushtria dhe paramilitarët e Slobodan Milosheviqit.

Më 19 maj 1999 bombardimi i NATO-s theu heshtjen.

Në pavijone ishin grumbulluar gati një mijë të burgosur shqiptarë.

Zekim Istogu e Bahri Beqaj, janë dëshmitarë të masakrës që do të pasonte. Të dy e kishin veshur uniformën e UÇK-së në zona të ndryshme, por bashkë u bënë në burgun e Dubravës.

Sot janë shokë të idealit e historisë e atë kohë ishin bërë shokë me vdekjen.

Në bombardimin e parë vdiqën dhjetra të burgosur, e më pas nisi faza e ekzekutimit.

“Herët në mëngjes edhe ka filluar qitja prej asaj pjese, masakra e madhë është bërë këtu, por nuk është ndalur këtu…ka qenë vetëm fati, sepse askush nuk ka mundur dikush me thënë të shpëtoj të gjendem më mirë ose më keq, sepse ka pasur gjuajte nga të gjitha pjesët. Pastaj kanë ardhur të burgosurit me i tërheq ka qenë një kasaphane e vërtetë. Njerëzit kanë qenë grumbull rreth 800 veta kanë qenë me siguri edhe në grumbullin e atyre kanë gjuajtur me llojlloj mjetesh”, ka thënë Zekim Istogu – I mbijetuar i masakrës së Dubravës.

Ngjashëm me rrëfimet e hebrenjve në kampet e përqendrimit nazist, çdo sekondë numëronte një vdekje. Të burgosurit shikonin hijet e vrasësve nga grilat e burgut, me veshin tek dritaret e pavijoneve, vdekjen e prisnin në heshtje.

“Na kanë thënë për me dalë nuk kemi pranuar, jemi dalë dorë për dore. Një nga një bashkë. Ia kemi marrë hallallin, unë e kam një shokë. Jeton Markun, ia kamë dhënë hallallin sikur vëllait”, ka thënë Bahri Beqaj – I mbijetuar i masakrës së Dubravës.

Secili kërkonte shpëtim, disa edhe në puseta, kur hetoheshin nga serbët vdekja iu vinte nga granatat e dorës.

“Kur kemi fjetur në mbrëmje, kemi fjetur me të vdekur. *(në datën 23 keni fjetur me të vdekur), po po. Situatë sdi shumë e vështirë. Gjendje e mjerueshme me e pa njeriun pa këmbë pa duar pa kokë tmerr i madh ka qenë”, ka shtuar Beqaj.

Pasi çliruan apetitet kafshërore për t’i vrarë e masakruar, përqendrimin e të burgosurve edhe politikë e vazhduan në burgun e Lipjanit e më pas nëpër Serbi.

Edhe për këtë periudhë Zekim Istogu ka çka tregon.

“Për mua personalisht kanë menduar që kam qenë i vdekur dy herë gjatë burgut. Në datën e arrestimit kanë informatë përmes sigurimit të shtetit tek avokati që ka vdekur edhe nuk keni se çka kërkoni, edhe në Dubravë nuk ka dalur emri im edhe dy muaj më vonë se kam shpëtuar, as në mesin e të vrarëve e as të gjallëve”, ka thënë ai.

Ai ishte ishte kthyer në shtëpi më 15 gusht të vitit 2000. Madje i burgosuri politik thotë se e ka edhe një incizim të familjes së tij të cilët tregojnë se si luftës i kanë shpëtuar të gjithë përpos djalit të tyre, Zekimit, tash arkitekt në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika