Në ditën e 23-të të agresionit, trupat ruse bombardojnë qytetin afër kufirit me Poloninë

Në ditën e 23-të të luftës Ukrainë-Rusi, është bombarduar qyteti Lviv dhe është goditur një objekt në mëngjes. Qyteti Lviv gjendet 80 kilometra larg kufirit me shtetin e Polonisë.

Jonah Fisher, korrespodenti i BBC-së deklaron se zona e Lviv është konsideruar si “parajsë” brenda Ukrainës, por bombardimet e fundit e kanë prishur këtë qetësi.“Rusët po mundohen që të ndërpresin mbështetjen me logjistikë për ushtrinë ukrainase, e cila mendohet se po zhvillohet nëpërmjet Polonisë”, ka thënë Johan Fisher.

Deri më tani Rusia nuk ka treguar interesim për armëpushim, ndërkaq lufta Ukrainë-Rusi ka filluar më 24 shkurt 2022. Ukraina dhe Rusia janë në konflikt që nga viti 2014, kur katër ushtarët ukrainas humbën jetën në Donbas nga forcat ruse.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika