Në Ditën e Forcës, Kazerma ‘Adem Jashari’ vizitohet nga qytetarët

Në Ditën e Forcës, qytetarë të shumtë patën mundësi që të vizitojnë kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë. Aty u ekspozuan armët e mjetet që kanë në dispozicion pjestarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, derisa qytetarët kishin ardhur të veshur e të pajisur me simbole kombëtare. Nga kjo kazermë vizitorët u bënë thirrje instictuioneve që të investojnë sa më shumë në FSK

Foto ilustrim

Nën tingujt e këngëve patriotike, e të pajisur me simbole kombëtare, shumë qytetarë zgjedhën kazemrën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë për të vizituar.

Për nder të Ditës së Forcës, Ministria e Mbrojtjes e Forca e Sigurisë së Kosovës, kanë organizuar “Ditën e Hapur”, ku vizitorët kanë pasur mundësi që për 3 orë të vizitojnë kazermëm dhe të shohin nga afër paisjet e FSK-së.

Ky aktivitet, po u pëlqen qytetarëve që erdhën këtë të dielë në këtë kazermë.

“Po na pëlqen shume se, forca e sigurisë së Kosovës si ushtria jonë, është një garant për sigurinë e shtetit tonë, dhe përpjekja jonë duhet me qenë maksimale, për me avancu këtë forcë, sidomos në paisje shtesë”, ka theksuar Kasumi.

I mbështejllur me flamurin e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, erdhi edhe Arit Hasani, i cili tregoj se pse veproi kështu.

“Se e kam babin ushtarë edhe për atë..shumë mirë po doket edhe po më pëlqen shumë”, është shprehur Hasani.

Në mënyrë të organizuar, ndër vizitorët e shumtë ishin edhe nxënësit e shkollës fillore të fshtatit Gllobar të Drenasit.

“Kjo iniciativë ka qenë nga ana e mësimdhënësve, kanë pasur në plane, ky është aktivitet jashtëkurrikular, për me pa forcën e sigurisë me u informuar më në detaje për gjanat e forcës së sigurisë, aktivitetet e tyre që i zhvillojnë ditën e sotme dhe për ditën e Flamurit”, ka thënë Dovrani.

Krenarë po ndihen edhe pjestarët e Forcës së Sigurisë, të cilët po u sqarojnë qytetarëve për mjetet që kanë ekspozuar.

“Në FSK jam që 13 vite dhe e mbaj me nder dhe krenari këtë uniformë, për arsye se siç e dimë, FSK-ja është pasardhëse e Ushtrisë Clirimtare, edhe për neve është nder dhe krenari me mbajtë këtë uniformë”, ka thënë Morina.

27 nëntori në Kosovë shënohet si dita e forcës, derisa tash e 4 vite Kuvendi i Kosovës, ka miratuar projektligjet që i hapin rrugë transformimit të FSK-së, në ushtri.

Forca e Sigurisë së Kosovës, ka rreth 10 mijë ushtarë aktivë dhe rreth 5 mijë rezervistë, derisa buxheti i vitit të ardhshëm për ushtrinë pritet të jetë 123 milionë euro.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika