Në Ditën e Presidentit, Osmani dekoroi Jim Xhema dhe Christopher Hyland

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të zëvendësambasadorit të SHBA-ve, Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të shoqatës “Vatra”, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e dekoroi Jim Xhema me Urdhrin e Lirisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Presidentit ka dekoruar Jim Xhema dhe Christopher Hyland me “Urdhrin e Lirisë”.

Kështu ka bërë të ditur zyra e presidentes përmes një njoftimi, ku thuhet se kjo dekoratë u bë në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Osmani ka vlerësuar kontributin e të dekoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër vite.

“Duke e rikthyer vëmendjen te miqtë e Kosovës e atdhetarët tanë përtej Oqeanit Atlantik, ne e ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, dr. Rugovën”, ka theksuar Osmani në ceremoninë e ndarjes së dekoratave.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën e Presidentit, ka dekoruar Jim Xhema dhe Christopher Hyland me “Urdhërin e Lirisë”.

“Në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje për kontributin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të zëvendësambasadorit të SHBA-ve, Nicholas Giacobe dhe përfaqësuesve të shoqatës ‘Vatra’, presidentja Osmani e dekoroi Jim Xhema me Urdhrin e Lirisë”, thuhet në njoftim.

Xhema ishte dekoruar më parë edhe me Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit nga presidenti historik, Ibrahim Rugova.

“Në të njëjtën ceremoni, presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin dr.Ibrahim Rugova edhe Christopher Hyland”, vijon njoftimi.

Me rastin e shënimit të 24 majit, “Ditës së Presidentit”, Vjosa Osmani ka vendosur lule tek ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

Presidentja Osmani ka thënë se Rugova ishte arkitekt i shtetit të Pavarur të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, ka vendosur lule tek ish-presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova.

“Në ditën e tij, të vendosur prej vetë atij, si shenjë përkujtimi e përjetësimi të zgjedhjeve të para demokratike në Republikën e shpallur të Kosovës, më 24 maj 1992, e nderuam presidentin Rugova për vizionin e tij, e rikujtuam madhështinë e veprës së tij dhe e ritheksuam peshën e tij në jetën tonë politike”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Historia e 24 majit dhe presidentët e Kosovës

Më 24 maj të vitit 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Kosovë, në të cilat ishte zgjedhur president Ibrahim Rugova. Për nder të kësaj date, ish-presidenti Rugova, 24 majin e kishte inauguruar si “Ditë të Presidentit”.

Ish-presidenti Ibrahim Rugova

Sipas ish-presidentit Fatmir Sejdiu, zgjedhjet e 24 majit të vitit 1992, ishin mbajtur përkundër kërcënimeve të vazhdueshme të forcave serbe dhe dhunës që ata e ushtronin ndaj qytetarëve të Kosovës.

Përmes një shkrimi të tij, Sejdiu tregon se në atë kohë kishin marrë pjesë në zgjedhje rreth 22 subjekte politike dhe disa kandidatë të pavarur.

Në historinë e saj, Kosova ka pasur shtatë presidentë të ndryshëm, presidenti i parë i zgjedhur ishte Ibrahim Rugova i cili mori këtë pozitë në vitin 1992.

Pas vdekjes së Rugovës në vitin 2006, këtë pozitë e mori bashkëpartiaku i tij Fatmir Sejdiu, i cili u rizgjodh në këtë post në janar të vitit 2008, për të dhënë dorëheqje pas dy vjetësh, pasi Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se kishte shkelur kushtetutën e vendit.

Pas dorëheqjes së tij, në mënyrë të përkohshme e kishte ushtruar atëherë kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Pas Krasniqit, në vitin 2011 president ishte zgjedhur Behxhet Pacolli, i cili këtë pozitë e kishte mbajtur vetëm 37 ditë, për shkak të një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila kishte gjetur parregullsi në procedurat e zgjedhjes së tij në postin e të parit të vendit.

Në vitin 2011, Atifete Jahjaga u bë presidentja e parë grua në historinë e shtetit të Kosovës, që për dallim nga disa ish-presidentë të tjerë, e kishte kryer mandatin e plotë.

Pas Jahjagës, president ishte zgjedhur Hashim Thaçi, i cili nuk arriti ta përfundojë tërësisht mandatin e tij, pasi Gjykata Speciale në Hagë e akuzoi atë për krime lufte.

Pas Thaçit, presidente e vendit u zgjodh Vjosa Osmani, e cila është edhe presidente aktuale e vendit.

Në ditën e presidentit, Vjosa Osmani përkujton Ibrahim Rugovën

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika