Në ditën e të dashuruarve nga Lipjani Abdixhiku kritikon Kurtin

Lumir Abdixhiku, lideri i LDK-së, ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se “thyerja e shpresës do të merr përgjigjen e vet”. Abdixhiku ka shprehur bindjen se LDK është forca që garanton rrugëtimin euroatlantik dhe ofron zhvillimin ekonomik. Ai ka kritikuar “popullistët e majtë”, duke thënë se ata janë të mbushur me urrejtje dhe propagandë dhe nuk kanë arritur të realizojnë asnjë projekt përmbajtësor. Abdixhiku beson se koha e tyre po mbaron dhe se koha e LDK-së po vjen

14 shkurti shënon në mbarë botën ditën e të dashuruarve, por kjo nuk e ka ndalur të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun të kritikojë qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

Nga Lipjani, Abdixhiku ka thënë se “thyerja e shpresës do të merr përgjigjen e vet”.

Sipas tij, çdo i djathtë, patriot e rugovistë, ka vetëm një adresë, LDK-në.

“Sonte, qëndrova në Lipjan. Aty takova strukturat udhëheqëse të kësaj dege. Diskutuam hapur, shtruam planet drejtë. Mobilizimi ynë nacional po merr formë ndërsa këtu do të shkëlqejë! Folëm për vizionin tonë. Rrugën e Re si përgjigje ndaj popullizmit dëshpërues që në vit të fundit qeverisës s’mund të numërojë asnjë projekt përmbajtësor. Thyerja e shpresës do të merr përgjigjen e vet. Ky vend, do të flet!

Në këtë vit zgjedhor çdo i djathtë, patriot e rugovist, ka vetëm një adresë. Atë të Lidhjes sonë. Si forcë që garanton rrugëtimin euroatlantik – me miq e plot aleat – si bindje që ofron zhvillimin ekonomik si domosdoshmëri për gjeneratat e tanishme e atyre në vijim”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook.

Duke iu referuar partisë në pushtet, Abdixhiku tha se “popullistët e majtë”, “s’japin më shumë”, përveç se “urrejtje e propagandë”.

“Popullistët e majtë i patë. Viti i katërt tashmë. S’japin më shumë; s’munden më shumë. Janë përplot urrejtje, përplot propagandë, e punë askund! Koha jonë po vjen!”

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika