Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, Kurti kërkon hapjen e arkivave në Serbi

Pas homazheve te përmendorja dedikuar persovane të zhdukur, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani kanë kërkuar që drejtësia të vihet në vend

Kyreministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve te përmendorja dedikuar personave të zhdukur, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve, ka kërkuar hapjen e arkivave në Serbi.

Para mediave, kreu i ekzekutivit ka theksuar se prokuroria duhet të jetë më aktive dhe gjyqësori më efikas ngase, siç thotë ai, e vërteta arrihet përmes drejtësisë.

“Bëmë homazhe sot në ditën ndërkombëtare të tyre, si institucione kemi përgjegjësi të bëjmë gjithçka që mundemi dhe dimë që sa më parë të zbardhet fati i të pagjeturve, dhe të bëjmë trysni me BE që të hapen arkivat. Përveç që duhet të hapen arkivat, edhe prokuroria të jetë më aktive te ne dhe gjyqësori më efikas, sepse te e vërteta arrihet edhe përmes drejtësisë”, ka thënë Kurti.

“950 shqiptarë janë zhvarrosur, këto janë ato pesë varrezat masive që u zhvarrosën njerëzit, me siguri që ka edhe të tjera. Në mesin e të zhdukurve me dhunë nuk janë të gjithë shqiptarë, ne jemi t’i gjejmë ata pa dallim etnie”, shtoi Kurti.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se kjo vazhdon të jetë plaga më e thellë e pasluftës.

Ajo ka bërë thirrje për rritjen e angazhimit në mënyrë që Serbia të japë të dhënat që çojnë deri te zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Sot përkujtojmë një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit të Serbisë. Bëjmë thirrje që të rrisim angazhimin në mënyrë që Serbia t’i japë të gjitha të dhënat që do të na qonin deri te zbardhja e fatit të të pagjeturve”.

“Në këtë ditë që të gjithë ndajmë dhimbjen me familjarët që akoma edhe sot janë në ankth të madh, ata janë familjarë të gjithë secilit prej nesh, kjo vazhdon të jetë plaga më e thellë e pasluftës”, shtoi presidentja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika