Të shtunën e 20 gushtit, Policia e stacionit në Ferizaj në orën 13:30 ka ndaluar shoferin, i cili me automjetin e udhëtarëve ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion duke tejkaluar shpejtësinë në rrugën ” Rexhep Bislimi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 74 km/h.
“Në lidhje me këtë policia, ndaj shoferit me inicialet A.M (M/K) i moshës 44 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro, 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.
Në po të njejtën rrugë, policia ka ndaluar shoferin tjetër me inicialet E.S (M/K) i moshës 22 vjeçar, i cili shkatoi kundërvajte duke drejtuar me shpejtësi 82 km/h në zonën e kufizimit 40 km/h.
“Për këtë policia i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit). Edhe ky e pranoi në tërësi kundërvajtjen e shkaktuar”, thuhet mes tjerash në postimin e policisë.
Polocia e Kosovës ka thënë se veprimet e tilla rrezikojnë jetën e vozitësve dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
Policia ka ftuarqytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion.