Në festën e Kurban Bajramit në Shqipëri, i bëhet thirrje të rinjve ta ruajnë veten nga padrejtësitë

Festa e Kurban Bajramit në Shqipëri filloi me faljen e namazit të Bajramit në sheshin "Skënderbej" në Tiranë dhe në xhamitë tjera në Shqipëri. Bujar Spahiu, kryetarit i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ka thënë se kjo është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin

Falja e namazit të Kurban Bajramit në sheshin "Skënderbej", Tiranë

Festa e Kurban Bajramit në Tiranë u festua nga shumë besimtarë myslimanë, të cilët mbushën sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe xhamitë për faljen e namazit të Kurban Bajramit.

Kurban Bajrami në Tiranë filloi me faljen e namazit të sabahut, pastaj me këndimin e një pjese nga Kurani.

Kryetari i Komunitetit të Myslimanëve në Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka bërë apel për rininë që të mos ikin nga vendi, por ta projektojnë të ardhmen në vendin e tyre.

“Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë. Kam një apel për rininë: Pajisuni me moral të bukur, kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi, projektojeni të ardhmen këtu, në vendin tuaj”, ka thënë Bujar Spahiu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika