“Në FSK s’ka më pagë 400 euro”, zëvendësministri Dobra i kundërpërgjigjet Haradinajt

Pas deklaratës së kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se ushtari i Kosovës vazhdon të ketë pagë 400 euro, ka reaguar Zëvendësministri i punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra duke thënë se në FSK nuk ka më pagë 400 euro

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha sot se ushtari i Kosovës vazhdon “të ketë pagë 400 euro e të ketë pajisje personale tepër joadekuate”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra i është kundërpërgjigjur deklaratës së Haradinajt.

Dobra tha se në FSK nuk ka më pagë 400 euro.

“Dezinformimi është i dëmshëm për shëndetin. Në FSK nuk ka më pagë 400 euro. LIGJI NR. 08/L-196 PËR PAGAT NË SEKTORIN PUBLIK dhe Ligji i Buxhetit për vitin 2024 Ushatari:

Koeficienti: 5.6

Vlera monetare e koeficientit: 110 euro

Paga bazë e ushtarit: 5.6 * 110 = 616 euro

p.s. pagës bazë i shtohet mandej edhe përvoja e punës etj,” ka shkruar Dobra.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika