Në funksion të ringritjes së LDK-së, Abdixhiku takon anëtarësinë e saj në Zvicër

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vizituar Degën e LDK-së në Zvicër, ku është pritur nga anëtarët dhe simpatizantër e saj. Ai ka thënë se mërgata ka qenë dhe duhet të jetë promotor i ndryshimeve në vend

Në një njoftim të LDK-së në rrjetin social Facebook, thuhet se Abdixhiku vizitën e parë në diasporë e ka filluar në Zvicër.

LDK do të riorganizohet, ka thënë Abdixhiku duke shtuar se ”në Konventën Programore ‘Lidhja për të Ardhmen’, ciklin e takimeve, siç është ky i sotmi, procesin e regjistrimit të anëtarësisë, pastaj procesin zgjedhor në Forum të Gruas dhe Forum Rinor si dhe zgjedhjet e parakohshme në 11 degë’’.

Sipas të parit të LDK-së, të gjitha këto aktivitete janë në funksion të ringritjes së mëtejme të LDK-së.

Pamje nga takimi Abdixhikut me anëtarësinë e LDK-së në Zvicër

Sipas Abdixhikut, në platformën politike “Lidhja për të Ardhmen”, vend të merituar do të zërë mërgata.

Ai ka shtuar se mërgata si në të kaluarën, po ashtu edhe tani, ka rol thelbësor në përmbylljen e misionit historik për Kosovën.

I pari i LDK-së para mërgatës në Zvicër ka thënë se Republika e Kosovës, sot, udhëhiqet nga mosbesues të saj, të cilët janë peng të popullizmit, arrogancës së pushtetit, që i ka krejt e nuk jep asgjë për qytetarët.

Kurse për rolin dhe qasjen e qeverisë Kurti, Abdixhiku ka thënë ”ky pushtet popullist ka lëkundur themelet e aleancave të ndërtuara në dekada’’.

Pamje nga takimi Abdixhikut me anëtarësinë e LDK-së në Zvicër

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika