Në Gjakovë fillojnë punimet që do ta lidhin qytetin me kodrën e Çabratit

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se të hënën e 27 qershorit kanë filluar punimet për ndërtimin e tri segmenteve të reja që do të lidhin qytetin me kodrën e Çabratit. Komuna e Gjakovës në këtë investim ka dhuruar rreth 85 mijë euro

Foto e postuar në njoftimin e Komunës së Gjakovës në Facebook

Me anë të një postimi në Facebook, Komuna e Gjakovës ka njoftuar se të hënën e 27 qershorit kanë filluar punimet për ndërtimin e tri segmenteve të reja, të cilat përfshijnë shkallë dhe rrugë të kubëzuara që do ta lidhin qytetin me kodrën e Çabratit.

Në njoftim shkruhet se investimi i Komunës së Gjakovës është rreth 85 mijë euro.

Foto e postuar në faqen e Komunës së Gjakovës në Facebook

Nëpërmjet këtij investimi do të bëhet një qasje më e shpejtë dhe e lehtë nga qyteti deri në kodrën e Çabratit.

“Në nisje të punimeve ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.

Në njoftim shkruhet tutje se, Gjini ka thënë se ky investim, përpos se do t’iu lehtësojë lëvizjen banorëve të lagjes, do të jetë edhe si atraksion për qytetarët dhe vizitorët e tjerë.

Foto e postuar në faqen e Komunës së Gjakovës në Facebook

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika