Të shtunën, disa qindra kosovarë u mblodhën në Gjenevë përballë Pallatit të Kombeve të OKB-së për të protestuar kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Disa nga pankartat e protestuesve ishin, “Nuk duam ndarje në Kosovë”, “Bernë, thuaji jo autokratëve. Vuçiq = Putin”, “Stop bosnjizimit te Kosovës”.
Reis Luzhnica, pjesëmarrës në parlamentin e qytetit të Cyrihut ka thënë se krijimi i një asociacioni të komunave me shumicë serbe do të prodhonte një situatë të ngjashme me Bosnjën ku është Republika Srpska.
“Mund ta shihni që nuk po funksionon. Kosova është një shtet multietnik”, ka thënë ai për “Letemps.ch”.