“Në Hagë është lufta për të vërteten e Kosovës, Serbia e ka gati lapsin që pas këtyre vendimeve gjyqësore të shkojë të zhvlerësojë pavarësinë e Kosovës”

Fatmir Limaj ka kritikuar qeverinë për neglizhencë ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, pasi siç ka potencuar Limaj, gjykimi në Hagë nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, por me vetë shtetin e Kosovës dhe shteti duhet të ketë përgjegjësi

Gjykata Speciale në Hagë, ish-krerët e UÇk-së (ilustrim)

“Nuk ka lidhje këto me emra të përveçëm, atje është lufta për të vërtetën e Kosovës, Serbia e mprehu lapsin gati që pas këtyre vendimeve gjyqësore të shkojë të zhvlerësojë pavarësinë e Kosovës, me kërkua zhvlerësim të Kosovës. Qeveria e Kosovës është në periferi, nuk i merr vesh këto fjalë që po i flasim ne, ata nuk kanë logjikë shtetërore”.

Kështu ka thënë kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj, duke kritikuar qeverinë për neglizhencë ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, pasi siç ka potencuar Limaj, gjykimi në Hagë nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, por me vetë shtetin e Kosovës dhe shteti duhet të ketë përgjegjësi.

Limaj në Five në RTV Dukagjini tutje ka thënë se është lajm i mirë që po fillon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët, pasi ka një pikënisje dhe do të ketë një fund.

Ai ka theksuar se a do të ketë drejtësi në këtë proces gjyqësor, varet prej kritereve që i lëshon trupi gjykues.

“Së pari është lajmi i mirë që po fillon gjykimi. Mund i madh është deri sa fillon. Është një pikënisje, për ata burrat është më rëndësi që fillon. Tashmë shihet që ka një pikënisje dhe ka një fund. E dimë se me çka ballafaqohen atje. Shpresoj që të jenë të përgatitur, se sa ka me pasur drejtësi, varet prej kritereve që i lëshon salla e gjyqit, trupi gjykues. Kriteri i provës, nëse trupi gjykuese lejon në sallën e gjyqit të shpalohen prova nga institucione kriminale (serbe) kriteri është ZERO, nuk pres drejtësi aty. Nëse trupi gjykues i ruan standardet e drejtësisë së gjykatës, dhe nuk mundesh ti në sallë të gjyqit gjithçka me lëshua pa e ditë prejardhjen[do të ketë drejtësi, por], nëse atje shpalosen provat e UDB-së, policisë[serbe], ata që e kanë montuar rastin ‘Panda’, atë që thojnë se Reçaku është i montuar, nëse mendojnë me ato me bë drejtësi, atëherë niveli i drejtësisë mbete me u pa”, ka thënë Limaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika