Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Këtë të hënë, më 12 qershor, në Hagë do të vazhdojë gjykimi kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Në ambientet e Gjykatës Speciale në Hagë, këtë të hënë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Gjykata deri më tani ka dëgjuar dëshmitë e shtatë dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Seancat gjyqësore në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve pritet të zgjasin deri të enjten.

Aktakuzën kundër tyre Specialja e ka ngritur në nëntor të vitit 2020.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Më 17 maj është bërë publike një pjesë nga dhënia e dëshmisë së dëshmitarit të pestë në gjykimin Thaçi dhe të tjerët.

Me rastin e hapjes së seancës publike, dëshmitari u përgjigj se kishte qenë 150 metra larg, kur kishte parë për herë të parë disa burra me armë zjarri dhe më së afërti kishte qenë diku 3-4 metra, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.

Ai tha se me t’i parë ata, kishte vazhduar nga një rrugë tjetër për t’iu dalë përpara, pasi, sipas tij, ata kishin pasur në makinë të afërmit e tij.

I njëjti i përshkroi këta burra të veshur me uniforma të zeza me maska të zeza në fytyrë, duke thënë se kishin pasur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Për shkak të mbarimit të orarit të punës, dëshmia e tij u ndërpre për të vazhduar në seancën e nesërme.

  • Për më shumë kliko këtu

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të pandehurit u deklaruan të pafajshëm për akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar. Më 15 dhjetor, gjyqtari i procedurës paraprake ia transferoi dosjen e lëndës trupit gjykues II.

Më 15 dhjetor, gjykatësi i procedurës paraprake ia kaloi dosjen e çështjes trupit gjykues II. Konferenca përgatitore për gjykim u mbajt më 18 janar 2023, pasuar nga Konferenca Përgatitore e Prokurorit të Specializuar më 15 shkurt.

Gjykimi filloi më 3 prill 2023 me deklaratat hyrëse të Prokurorit të Specializuar dhe të përfaqësuesit të viktimave, ndjekur nga ekipet e mbrojtjes më 4 dhe 5 prill 2023. Në këtë çështje janë 140 viktima pjesëmarrëse, thuhet në Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika