Në Hong Kong hyn në fuqi ligji i ri për siguri kombëtare

FOTO:AP

Në Hong Kong ka hyrë të shtunën në fuqi ligji i ri për siguri kombëtare, që parasheh ndëshkime të ashpra, përfshirë burgimin e përjetshëm, për krimet sikurse tradhtia dhe rebelimi.

Ligji – i cili njihet si Artikulli 23 – shënjestron pesë kategori të krimeve të sigurisë kombëtare dhe është miratuar në shpejtësi prej legjislaturës pa opozitë, raporton “The Guardian”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian, Japonia dhe Britania kanë qenë në mesin e kritikëve më të ashpër të ligjit.

Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron ka thënë se ligji do të kërcënojë edhe më shumë të drejtat dhe liritë e njerëzve në qytet.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka shprehur të premten “shqetësim të thellë” që ligji do të mund të shfrytëzohet për t’i minuar të drejtat e njerëzve dhe për të pamundësuar disidencën, dhe që do ta dëmtojë reputacionin e Hong Kongut si qendër financiare ndërkombëtare.

Mirëpo lideri i Hong Kongut, John Lee e ka konsideruar miratimin e ligjit si “moment historik”.

Lee ka thënë se ligji është i domosdoshëm për të parandaluar dhunën, si referencë për protestat masive pro-demokracisë në Hong Kong, të zhvilluara më 2019, në të cilat mijëra njerëz kanë dalë në rrugë, duke kërkuar më shumë autonomi prej regjimit të Pekinit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika