Në Indi dhe Pakistan, temperaturat testojnë kufinjtë e mbijetesës njerëzore

Temperaturat në disa pjesë të Indisë dhe Pakistanit kanë arritur nivele rekord, dulke vënë në rrezik jetën e shumë njerëzve pasi efektet e krizës klimatike janë ndjerë në këto vende

Temperaturat maksimale për Indinë veriperëndimore dhe qendrore kanë arritur që gjatë muajit prill, të jenë më të lartat që nga fillimi i regjistrimeve, para 122 vite më parë.

Sipas Departamentit Meteorologjik Indian (IMD), në këto pjesë të Indisë kanë arritur temperaturat mes 35.9 dhe 37.7 gradë Celsius. Sipas meteorologëve të CNN, në New Delhi në muajin prill, në shtatë ditë, temperaturat kanë arritur në 40 gradë Celsius, raporton “CNN”.

Në disa vende, janë mbyllur shkollat si rezultat i temperaturave të larta, nga të cilat janë dëmtuar edhe të korrat. Gjitashtu nga vapa e lartë janë shkaktuar edhe probleme mbi furnizimin me energji.

Ilustrim

Sipas Departamentit Meteorologjik të Pakistanit (PMD), vala e të nxehtit është ndjerë edhe në Pakistan. Në qytetet Jacobabd dheSibi temperaturat kanë arritur deri në 47 gradë Celsius. Kjo ishte temperatura më e lartë e regjistruar në çdp qytet të hemisferës veriore.

Sherry Rehmen, Ministrja e Ndryshimeve Klimatike të Pakistanit ka thënë se “Kjo është hera e parë në dekada që Pakistani po përjeton atë që shumë e quajnë “vit pa pranverë”.

Chandni Singh, autori kryesor i Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), ka thënë se kjo valë e të nxehtit është e paprecedentë.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika